I am not buyer, I am not seller, I am just a friend of you... Many thanks and love from Bitola city'
E nderuara zonje Anila,
Pershendetje nga Manastiri i bukur. Une jam Amide nga fabrika e birres ne Manastir/Maqedoni. Sigurisht jeni te njoftuara se kjo fabrike nuk punon tani, kurse punetoret kane mbetur pa pune. Edhe une sikur te gjithe tjerit nuk jam e punesuar. Prandaj fillova me aktivitete tjera, mbasi qe nuk mundem te rrij e mbyllur ne shtepi. E kam organizaten jiqeveritare, dhe nepermjet asaj organizoj manifestime te ndryshme. Tani po pregatitem per daten madheshtore te kombit tone, per manifestimin e Kongresit te alfabetit shqip. Se bashku me disa OJQ nga Manastiri kemi parapare aktivitete te ndryshme kulturo-arsimore, shkencore, sportive etj. Manifestimi fillon me 14.11.2008 dhe zgjat deri ne 22.11.2008. Kemi planifikuar te mbahet edhe shfaqje ne Shtepine e Kultures ne Manastir, pregatitur nga nxenesit e shkollave shqipe ne Komunen e Manastirit, Krusheves dhe Prespes. Mirpo per kete organizim nuk kemi mundesi financiare. Kemi derguar propozim-projekt ne Ministrine e Kultures ne Maqedoni, mirpo ende nuk kemi pergjigje. mbasi qe pregatitjet i kemi filluar, kam frike se mos mbetemi ne gjysme rruge. Ju lutem zonje Ju edhe Zoteri Irfan Hysenbelliut, nese ka mundesi te na perkrahni ne perpjekjet tona me ndihme financiare. Me te vertete me vjen edhe turp qe po ju drejtohem Ju, mirpo duke lexuar faqet ne internet hasa ne kete e-mail adrese. Menjehere u kujtova se sigurisht jeni Ju dhe vendosa t'ju dergoj kete mail. Jam shume e deshperuar dhe gjendem ne nje situate mjaft te veshtire, por skam se c'bej. Shpresoj se do te keni vullnet, do tregoni frymen dhe zemren tuaj shqiptare dhe me nje shenje humane do ta ndihmoni kete manifestim. Ju Falemnderit dhe Ju pershendes nga zemra.
Me nder dhe respekt,
AMIDE XHEMAL
P.S. Eshte fatkeqesi e madhe per te gjithe te punesuarit ne fabriken tone, qe nuk na mori Zoteri Irfani. Me te vertete kisha dashur pa mase te hyje Birra Korca ne Manastir.